Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

“Dita Ndërkombëtare e Familjes”, 15 Maj 2014

“Dita Ndërkombëtare e Familjes”, 15 Maj 2014

News

“Dita Ndërkombëtare e Familjes”, 15 Maj 2014

calendar_today 16 May 2014

DEKLARATË PËR SHTYP   “Dita Ndërkombëtare e Familjes”, 15 Maj 2014                               Familjet janë të rëndësishme në arritjen e synimeve të mijëvjecarit             Viti Ndërkomëtar i Familjes Dita Ndërkomëtare e Familjes për herë të parë u shënua në vitin 1993, nga Asambleja e Përgjithshme  e Kombeve të Bashkuara, dhe shënohet më 15 Maj cdo vit. Në […]

DEKLARATË PËR SHTYP

 

“Dita Ndërkombëtare e Familjes”, 15 Maj 2014

                              Familjet janë të rëndësishme në arritjen e synimeve të mijëvjecarit            

Viti Ndërkomëtar i Familjes

Dita Ndërkomëtare e Familjes për herë të parë u shënua në vitin 1993, nga Asambleja e Përgjithshme  e Kombeve të Bashkuara, dhe shënohet më 15 Maj cdo vit.

Në  Konferencën Ndërkomëtare të  Kajros, komuniteti ndërkombëtar pranoi se, familjet, në  të  gjitha format e organizimit të  tyre, duhet të  pë rforcohen dhe tëgëzojnë  mbështetje dhe mbrojtje gjithëpërfshirëse. Në kohën kur jemi duke u  përgaditur për zhvillimin e udhërrëfysit Përtej 2015, “Familjet janë të rëndësishme në arritjen e synimeve të mijëvjecarit’ është temë shumë e qëlluar e 20 vjetorit të  Vitit Ndërkommëtar të  Familjes”. Kjo thekson realitetin se me politikat e planifikuara mirë , të  bazuara ndjeshmëri  gjinore, dhe në  parimet e të  drejtave njerëzore, familjet mund të  luajnë  një  rol shumë  të  rëndë sishëm në  zhvillim.

Në 20 vitet e fundit, janë vërejtur ndërrime të shumta në përbërjen e familjes, me një rritje të numrit të njerëzve që jetojnë më vete, dhe më shumë gra kryefamiljare,  që udhëheqin familjet e tyre.

Shënimi i Ditës Ndërkomëtare të Familjes këtë vit përkon me 20 vjetorin  Vitit Ndërkombëtar të Familjes dhe  është një mundësi e shkëlqyer për të njohur ndryshimet dhe  për të bërë thirrje për qasje dhe politika të reja që janë më miqësore për të gjitha familjet dhe që duan të ndihmojnë në luftimin e varfërisë, barazinë gjinore, sigurimin e ekuilibrit punë-familje, dhe promovimin e solidariteti midis brezave.

Mbi të gjitha, njerëzit – veçanërisht gratë dhe vajzat – duhet të jenë të lirë, të sigurtë dhe me përgjegjësi të zgjedhin shtigjet e tyre të jetës  si në: arsimim, punësim dhe formimin e familjes. Kur gratë dhe vajzat janë të arsimuara dhe të shëndetshme, kur janë në gjendje të bëjnë zgjedhjet e tyre, kur ato dhe partnerët e tyre kanë informacione dhe mjete për të planifikuar familjet e tyre, atëherë familjet e tyre janë më të mira, komunitetet e tyre janë më të fortë, dhe të gjithë ne jemi më afër një të ardhmeje të qëndrueshme që të gjithë ne e dëshirojmë.

Në Kosovë, shënimi i Ditës Ndërkomëtare të Familjes oragnaizohet  nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara-UNFPA në bashkëpunim me Drejtoratin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Fushë Kosovës dhe Obiliqit,  Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë dhe Obiliq, dhe OJQ “Health for All” nga Fushë Kosova, me disa aktivitete sic janë:  vendosja e e ekipit të mjekësisë familjare që do të ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët në Qendrën për Integrim dhe Bashkëpunim “Fidan Lahu” në Lagjen 29 në Fushe Kosovë, shpërndarja e lifletave informuese si dhe një takim të vendimarrësve për të diskutua lidhur me temën “Gjendja aktuale shëndetësisë dhe arsimimit të Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e F.Kosovës dhe Obiliqit ”.           

Shënimi i kësaj dite është mundësuar përmes fondeve të Projektit të Përbashkët të UNKT-së “Ndërtimi i të ardhmes më të mirë për qytetarët e Fushë Kosovës dhe Obliqit: Pjesëmarrje, Mbrojtje dhe partneritet multi-etnik për arsimim e shëndetësi të përmirësuar dhe jetesë të qëndrueshme”.