You are here

reth 16 milion vajza nën moshën 18 vjeç kryejnë lindje çdo vit, ndërsa afër 3.2 milion adoleshente kalojnë përmes aborteve të pasigurta. Shumica e tyre – 90 % të adoleshenteve shtatëzëna të botës në zhvillim janë të martuara. Por, tek shumica e këtyre vajzave, shtatëzania nuk ka asgjë të bëjë me zgjedhjen e informuar. Shpesh […]

Rreth 16 milion vajza nën moshën 18 vjeç kryejnë lindje çdo vit, ndërsa afër 3.2 milion adoleshente kalojnë përmes aborteve të pasigurta.
Shumica e tyre – 90 % të adoleshenteve shtatëzëna të botës në zhvillim janë të martuara. Por, tek shumica e këtyre vajzave, shtatëzania nuk ka asgjë të bëjë me zgjedhjen e informuar. Shpesh është pasojë e diskriminimit, dhunimit të të drejtave (duke përfshirë martesat e fëmijëve), edukimi jo-adekuat dhe detyrimi për të hyrë në marrëdhënje seksuale në moshë të re.
Shtatëzania e adoleshenteve është një çështje shëndetësore; nënat më të reja ballafaqohen me rrezikun e rritur të komplikimeve, vdekjes apo paaftësisë, duke përfshirë fistulën obstetrike. Fëmijët e tyre ballafaqohen me një shkallë rrezikshmërie më të lartë po ashtu.
Kjo është gjithashtu çështje e te drejtave të njeriut. Shtatëzania në adoleshencë shpesh është një përfundim i vrazhdë i fëmijërisë, mundësi të cunguara për arsimim dhe mundësi tjera të humbura për zhvillim.
Në Ditën Botërore të Popullsisë, ne përpiqemi të rrisim vetëdijen për çështjen e shtatëzanisë së adoleshentëve me shpresën për të ndërtuar një botë ku çdo shtatëzani është e dëshiruar, çdo lindje është e sigurtë dhe potenciali i çdo të riu plotësohet.